
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë të premten kërkesën e kandidatit të Vetvendosjes, Iljaz Shehu për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Lezhë.
Shehu pretendon se komisionerët kanë bërë shumë fletë votimi, ku është votuar emri i tij, të pavlefshme.
KAS deri tani ka rrëzuar ankimimet e subjekteve politike, PD dhe LSI për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
PD dhe LSI kanë kërkuar për secalin qark shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre.