KAS shqyrton kërkesën e PD e LSI për zgjedhjet në Durrës

Nga Exit News
KAS shqyrton kërkesën e PD e LSI për zgjedhjet në Durrës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të shqyrtojë sot, me 24 maj kërkesa e PD e LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

PD e LSI kanë kërkuar që këto zgjedhjet të përsëriten pasi ka patur shkelje të rënda ligjore gjatë procesit.

Më herët, pas shyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe koalicionit të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim, për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit, KAS vendosi të rrëzojë këto kërkesa.

KAS vendosi të miratojë tabelën e re përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit pasi u rinumëruan 114 kuti nga ky qark.

 pasqyrimin e rezultatit të bërë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, u tha se:

  • LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota
  • Partia Aleanca Demokracia e Re ka shtuar rezultatin me 11 vota
  • Partia Socialiste ka zvogëluar rezultatin me 20 vota
  • Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim ka zvogëluar rezultatin me 9 vota

Në qarkun e Beratit, PS fitoi 5 mandate ndësa PD-AN dy mandate.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>