
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS në KQZ ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e provave të qarkut të Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.
Anëtarët e KAS-it po dëgjojnë dëshminë e zëvendëskryetare e KQZ, Lealba Pelinku, përgjegjëse për funksionimin e pajisjes elektronike.
KAS do të shqyrtojë sot, 19 maj duke nisur nga ora 09:00:
Kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim; të Partisë Demokratike; të subjektit ankues Kreshnik Merxhani, kandidat i pavarur, për zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.
Kërkesën ankimore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim; të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim; të Partisë Demokratike, për zonën zgjedhore qarku Berat.
Kërkesa ankimore e Partisë Demokratike; të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Vlorë.