Katalonia izolon mbi 200 mijë banorë pas rritjes së të infektuarve

Nga Exit News
Katalonia izolon mbi 200 mijë banorë pas rritjes së të infektuarve

Katalonia, krahina autonome e Spanjës, izoloi mbi 200 mijë qytetarë në zonën e Segrias, pas një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Presidenti rajonal i Katalonjës Quim Torra tha se kishte pasur një ‘rritje të menjëhershme’ të infeksioneve në Segria, një zonë që përfshin qytetin e Lleida rreth 150 kilometra në perëndim të Barcelonës.

“Ne kemi vendosur të kufizojmë Segrian për shkak të të dhënave që konfirmojnë një rritje shumë të konsiderueshme të numrit të infeksioneve me koronavirus”, tha Torra në një konferencë për shtyp.

Njerëzit nuk do të lejohen të hynë ose të dalin nga zona. Po ashtu ndalohet mbledhjet e më shumë se 10 personave dhe vizitat në shtëpitë e të moshuarve.

Vendimi erdhi pasi në vend nisi sezoni turistik dhe vendi filloi të pranojë vizitorët nga 12 vende jashtë Bashkimit Evropian. Dy javë më parë Spanja lejoi udhëtarë nga BE-ja dhe Britania.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetit treguan se kishte 3,706 raste në rajonin e Lleidas të premten, nga 3.551 që kishte një ditë më parë.

Katalonia është një nga pjesët më të goditura të Spanjës, me gjithsej 72.860 të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>