
Katër viktima me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 673.
281 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 18,626 të infektuar.
Prej tyre 2,658 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 15,295 pacientë janë shëruar.