KE apel qytetarëve të mos ulin vigjilencën ndaj virusit gjatë pushimeve verore

Nga Exit News
KE apel qytetarëve të mos ulin vigjilencën ndaj virusit gjatë pushimeve verore

Komisioni Europian ka porositur qytetarët që të mos ulin vigjilencën dhe masat mbrojtëse ndaj Covid-19 gjatë pushimeve verore.

Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides u shpreh:

“Ne nuk kemi mund të themi që jemi të lëdhur, se kaq sa bëmë është mjaftueshëm. Kjo do të thotë të hedhim poshtë të gjitha sakrificat që janë bërë.”

Ajo këshilloi shtetet që të rrisin kapacitetet dhe rezervat mjekësore për testime dhe ilaçe, pasi në vjeshtë, bashkë me Covid-in ende të pranishëm do të nisë dhe sezoni i gripi.

“Askush nuk mund të thotë që një valë e dytë nuk do të vijë,” tha Kyriakides. “Ne kemi nevojë për veprime të përbashkëta dhe duhet të jemi vigjilentë” për të mos u kthyer sërish në karantinim të detyruar.

Për t’u përgatitur më mirë për vjeshtën, Komisioni u ka kërkuar vendeve anëtare që të testojnë sistemet shëndetësore dhe të marrin masa për t’i pregatitur ato. Po ashtu KE i ka kërkuar vendeve anëtare që të raportojnë se cilat janë nevojat e tyre për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore, dhe në cilat nivele janë rezervat e tyre aktuale.

Shtetet janë rekomanduar të sigurojnë vaksina kundër gripit sezonal dhe të fillojnë imunizimin e qytetarëve sa më parë, në mënyrë që në rast të një vale të dytë, spitalet të mos jetë të mbushur me pacientë me grip.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>