Komisioni Evropian ka njoftuar se Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro kredi me interes të ulët, si pjesë e paketës së ndihmës makro financiare të propozuar sot, Këshillit Evropian nga KE.
Sipas njoftimit për shtyp, kredia do të lëvrohet në 12 muajt e ardhshëm.
Komisioni Europian miratoi sot propozimin për një paketë ndihme makro financiare, kredi prej 3 miliardë eurosh për vendet kandidate dhe partnere, në luftimin e pasojave të Covid-19.
Ky propozim vjen si pjesë strategjisë ‘Ekipi Evropa’, reagimi i BE-së për të mbështetur vendet partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo demonstron se BE-ja do të solidarizohet me këto shtete në një kohë të një krize të paprecedentë më parë.
Sipas propozimit vendet që do të përfitojnë janë:
- Shqipëria – 180 milionë euro;
- Bosnje-Hercegovina – 250 milionë euro;
- Kosova – 100 milionë euro;
- Mali i zi – 60 milionë euro;
- Maqedonia e Veriut – 160 milionë euro;
- Moldavia – 100 milionë euro;
- Tunizia – 600 milionë euro;
- Ukraina – 1,2 miliardë euro;
- Gjeorgjia – 150 milionë euro;
- Jordania – 200 milionë euro.
Ky propozim i Komisionit Europian pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së.