KE firmos marrëveshje e 6-të për blerjen e vaksinës Covid19

Nga Exit News
KE firmos marrëveshje e 6-të për blerjen e vaksinës Covid19

Komisioni Evropian ka përfunduar të premten bisedimet me kompaninë BioNTech-Pfizer për blerjen e vaksinës COVID-19. Kjo është kompania e 6-të me të cilën Komisioni ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e vaksinës.

KE më parë ka firmosur me Sanofi-GSK më 31 korrik, Johnson & Johnson më 13 gusht, CureVac më 18 gusht dhe Moderna më 24 gusht. Kontrata e parë u firmos me kompaninë AstraZeneca, e cila hyri në fuqi më 27 gusht.

Kjo marrëveshje do të mundësojë blerjen e vaksinës nga vendet e BE-së dhe shpërndarjen falas të vaksinës për vendet me të ardhura të mesme ose të varfra.

KE do të mund të blejë 200 milionë doza për vendet anëtare, si dhe 100 milionë doza të tjera pasi vaksina ët provohet se është e sigurtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>