KE i kërkon Rumanisë të prodhojë një prej vaksinave anti-Covid

Nga Exit News
KE i kërkon Rumanisë të prodhojë një prej vaksinave anti-Covid

Rumania synon të prodhojë vetë të paktën një prej vaksinave anti-Covid që Bashkimi Europian ka miratuar për përdorim.

Kryeministri rumun Florian Citu ka deklaruar se është pyetur nga Komisioni Europian nëse vendi ka kapacitetet e nevojshme prodhuese.

Citu tha të shtunën se qeveria rumune i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komisionit Evropian dhe se tashmë po përfundohen formalitetet.

Prodhimi i vaksinës mund të bëhet në institutin kërkimor Catacuzino në Bukuresht.

Lloji i vaksinës që do të prodhohet nuk është vendosur ende.

Deri më tani BE ka miratuar përdorimin e vaksinave të Pfizerit, AstraZenecas dhe Modernas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>