Komisioni Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për ndihmën makrofinanciare me 8 vende, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me vlerë 3 miliardë euro. Kjo ndihmë ka për qëllim kufizimin e rënies ekonomike nga pandemia e Covid-19.
Paketa u propozua në prill, dhe tani u firmos me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut. Serbia, megjithëse ëshët lajmëruar se i plotëson kushtet për të qënë pjesë e paketës, ajo ende nuk ka firmosur.
Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro, të cilat do të përdoren për forcuar financat publike, përmirësimin e qeverisjes, luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjen sociale.
Kosova do të marri 100 milionë euro për të forcuar financat publike, adresuar papunësinë e të rinjve dhe për të luftuar korrupsionin.
Mali i Zi do të marrë 60 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut do të marrë 160 milionë euro.