KE kërkon rihapjen e kufijve mes shteteve europiane

Nga Exit News
KE kërkon rihapjen e kufijve mes shteteve europiane

Komisioni Europian i kërkon vendeve anëtare të BE-së që të rihapin kufijtë pa dallime mes shteteve deri në fund të qershorit.

Eurokomisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi për Euronews:

“Po afrohemi afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet kufitare. Propozoj që vendet anëtare duhet të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt të jetë e mundur, një datë e mirë është fundi i qershorit.”

Kufizimet për shkak të koronavirusit dhe ndalimet e udhëtimit kanë sjellë konfuzion mes udhëtarëve, i kushtuan industrisë së turizmit miliarda euro të ardhura dhe minuan idenë e një Evrope të bashkuar.

Qeveritë e BE tani po përpiqen të koordinojnë se si dhe kur të rihapin kufijtë e tyre, dhe ministrat e punëve të brendshme të shteteve anëtare do të diskutojnë për këtë gjatë një takimi të Premten.

Eurokomisionerja u shpreh optimiste për përmirësimin e situatës së koronavirusit në vendet e BE-së dhe se qytetarët po i përshtasin masat e distancimit social në përditshmëri.

Ajo gjithashtu tregoi një raport të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve që këshillon hapjen e kufijve. Sipas ECDC, masat kufizuese dhe mbyllja e kufijve kishin ndikim negativ në ekonomi dhe ishin efektive vetëm në vonimin e epidemisë në fillimin e saj, por nuk janë më shumë të vlefshme tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>