
Komisioni Europian deklaroi se në një kohë të tillë krize gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë.
I pyetur nga Agjensia Franceze e Lajmeve mbi një projektligj të fundit që ndalon fotografimin dhe filimin e oficerëve të policisë gjatë detyrës, KE u shpreh:
“Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe me siguri të plotë”
Të premten, parlamenti francez miratoi ndryshimet në ligjin për sigurinë, ku ndalonte botimin e imazheve të oficerëve të policisë me argumentin se kjo “dëmton integritetit fizik ose psikologjik të tyre.”