Komisioni Evropian, KE i propozoi sot, 3 maj vendeve anëtare të BE-së “të lehtësojnë kufizimet aktuale për udhëtimet jo-thelbësore në BE” për personat e vaksinuar dhe vendet me numër të ulët infektimesh.
Në propozimin e publikuar në faqen zyrtare të KE-së theksohet se:
“Komisioni propozon të lejojë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE. Kjo mund të shtrihet në vaksinat që kanë përfunduar procesin e vlerësimit për përdorim emergjentë nga OBSH-ja”.
Në rast te shfaqjes së një mutacioni të ri, kufijtë do të mbyllen sërisht, propozoi KE.
Udhëtime jo thelbësore për udhëtarët e vaksinuar
Shtetet Anëtare duhet të lejojnë hyrjen dhe lëvizjen në BE të atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine që ka marrë autorizimin e BE-së.
Shtetet Anëtare mund ta shtrijnë këtë edhe për ata të vaksinuar me një vaksinë që kanë përfunduar procesin e listës së përdorimit emergjent të OBSH-së.
Hyrja në BE, si për vendet anëtare dhe ato jashtë BE-së nuk do të kushtëzohet nga paraqitja e një testi negativ PCR dhe/ose karantinës për personat e vaksinuar në territorin e tyre.
Kjo do të mundësohet pasi Certifikata e Gjelbër Dixhitale do të bëhet funksionale, në përputhje me rregullat që Komisioni propozoi në 17 Mars.
Udhëtarët duhet të jenë në gjendje të provojnë statusin e tyre të vaksinimit me një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale të lëshuar nga autoritetet e Shteteve Anëtare, ose me një certifikatë tjetër të njohur si ekuivalente në bazë të një vendimi të Komisionit për përshtatshmërinë.
Derisa Certifikata e Gjelbër Dixhitale të jetë operacionale, Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të pranojnë certifikata nga vendet jo evropiane bazuar në ligjin kombëtar, duke marrë parasysh aftësinë për të verifikuar vërtetësinë, vlefshmërinë dhe integritetin e certifikatës dhe nëse ajo përmban të gjitha të dhënat përkatëse.
Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë krijimin e një portali që lejon udhëtarët të kërkojnë njohjen e një çertifikate vaksinimi të lëshuar nga një vend jo anëtar i BE-së, si provë e besueshme e vaksinimit dhe / ose për lëshimin e një Certifikate të Gjelbër Dixhitale.
Fëmijët që janë të përjashtuar nga vaksinimi mund të udhëtojnë me prindërit e tyre të vaksinuar nëse kanë një test negativ PCR COVID-19 të marrë 72 orë para mbërritjes. Në këto raste, Shtetet Anëtare mund të kërkojnë testime shtesë pas mbërritjes.
Heqja e plotë e kufizimeve jo-thelbësore të udhëtimit nga më shumë vende
Udhëtimet jo-thelbësore, pavarësisht nga statusi individual i vaksinimit, aktualisht lejohen nga 7 vende me një situatë të mirë epidemiologjike. Kjo listë vendoset nga Këshilli në bazë të kritereve epidemiologjike të përfshira në rekomandimin aktual.
Komisioni po propozon të ndryshojë kriteret për të marrë parasysh provat në rritje të ndikimit pozitiv të fushatave të vaksinimit.
Propozimi është të rritet pragu i normës së ninfektimve COVID-19 prej 14 ditësh nga 25 në 100. Kjo mbetet dukshëm nën mesataren aktuale të BE, e cila është mbi 420.
Udhëtimet thelbësore
Ata që udhëtojnë për arsye thelbësore, përfshirë profesionistë të kujdesit shëndetësor, punëtorë ndërkufitarë, punëtorë bujqësorë sezonalë, personel transporti dhe detarë, pasagjerë në tranzit, ata që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare ose ata që vijnë për të studiuar duhet të vazhdojnë të lejohen të hyjnë në BE, pa marrë parasysh nëse janë vaksinuar apo se nga cili vend vijnë.
E njëjta gjë vlen për qytetarët e BE-së dhe banorët afatgjatë, si dhe anëtarët e familjes së tyre. Një udhëtim i tillë duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet ri-shëndetit