Raporti i Përparimit 2020 për Shqipërinë, mbi plotësimin e 15 kushteve të vendosura nga BE do të prezantohet sot (6 tetor), Komisionin e Punëve të Jashtme në PE.
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim do të diskutojë paketën e zgjerimit, edhe raportet individuale të vendeve kandidate për BE, përfshirë Shqipërinë.
Paketa e zgjerimit duhet të botohej në maj, por ajo u shty për shkak të pandemisë.
Në bazë të raportit të përparimit — Shqipëria duhet të ketë bërë progres konkret në 15 kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian në rezolutën për hapjen e negociatave — do të vendoset data për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen faktike të bisedimeve me BE-në.
Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.