Komisioni Europian i ka rekomanduar vendeve të Bashkimit Europian të përdorin vaksinën anti-grip për të parandaluar gripërat sezonalë, me qëllim që të ulin ngarkesën ndaj spitaleve në kohën e pandemisë së Covid-19.
Në një njoftim zyrtar, KE shkruan:
“Të ulet e barra në lidhje me gripin sezonal për të shmangur presionin shtesë në sistemet e kujdesit shëndetësor, përmes mbulimit të gjerë të vaksinimeve dhe mjeteve të tjera, siç është sigurimi i prokurimeve kombëtare shtesë për vaksinat ndaj gripit.”
Rekomandimi i KE vjen në një kohë kur sistemet shëndetësore në shumë vende po përballen me koronavirusin dhe shtimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë të shtrohen në spital, pasi kanë simptoma të rënda të virusit.
Vaksina kundër gripit kryhet çdo vit dhe është e këshillueshme të kryhen përpara sezonit gripit, për të kirjuar tek njerëzit anti-trupa dhe për të parandaluar gripin ose lehtësuar simptomat e tij.
Gripi është një nga viruset më të përhapura, por rreth 70 përqind e njërëzve të prekur nga gripi nuk kanë simptoma.