KED mblidhet në shkelje të ligjit

KED mblidhet në shkelje të ligjit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e mbajtur dje vendosi rritjen e numrit të punonjësve administrativ dhe caktoi datën e mbledhjes së ardhshme.

Por thirrja dhe zhvillimi i mbledhjes është në shkelje të ligjit dhe vendimet e marra janë të pavlefshme, sepse KED nuk plotëson kuorumin prej 5 anëtarësh për marrjen e vendimeve, rregull i përcaktuar në ligj.

Shorti për KED-in e vitit 2019 u hodh më 7 dhjetor dhe si pasojë e mungesës së kandidatëve që përmbushin kriteret, një vend mbeti bosh (një prokuror nga Apeli). Ndërkohë Bashkim Dedja, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit(KPA) duke e lënë KED-in me shtatë anëtarë.

Nga këto shtatë anëtarë, vetëm katër janë përballur me vetingun dhe janë konfirmuar në detyrë, ndërsa tre të tjerët (Fatri Islamaj, Margarita Buhali dhe Eriol Roshi) nuk janë përballur ende me vetingun, e ndaj nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e KED-së derisa sa të konfirmohen në detyrë nga KPK dhe KPA.

Pra, KED ka mbetur me vetëm katër anëtarë që plotësojnë kushtet dhe nuk arrin dot të formojë kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes.

KED ka për detyrë të hartojë listat për kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të qënë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo listë i dërgohet Kuvendi, Gjykatës së Lartë dhe Presidentit. Në rast se asnjë nga institucionet e cituar nuk i zgjedh dot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese atëherë emërohen automatikisht sipas listës së renditur nga KED.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>