
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi nga gara për Gjykatën Kushtetuese Shaqir Hasanaj.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes ditën e premte.
Shaqir Hasanaj kandidoi për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi. Hasanaj ka qënë këshilltar i Presidentit Bujar Nishani. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, ka punuar si asistent pedagog në këtë fakultet si dhe ka qënë pjesë e Dhomës së Avokatisë.
Mbeten të paqarta arsyet pse KED përjashtoi nga gara zotin Hasanaj.