Keith Schembri, ish-Shefi i Stafit të ish-kryeministrit të Maltës, i akuzuar për korrupsion

Keith Schembri, ish-Shefi i Stafit të ish-kryeministrit të Maltës, i akuzuar për korrupsion

Ndihmësi i lartë i ish-kryeministrit maltez, Joseph Muscat, u akuzua të shtunën për pastrim parash dhe mashtrim.

Aktivistët anti-korrupsion përshëndetën ndjekjen penale të Keith Schembri si një justifikim të punës së Dafne Caruana Galizia, vdekja e së cilës në një makinë bombë në 2017 shkaktoi zemërim në të gjithë Europën.

Schembri, Shefi i Stafit të Muscat nga 2013 në 2019, u paraqit në gjykatë i akuzuar për pastrim parash, korrupsion, mashtrim dhe falsifikim.

Ai u vetdeklarua i pafajshëm, por iu refuzua lirimi me kusht.

Ai ishte ndër 11 personat e gjykuar për vepra të ngjashme, duke përfshirë një numër të bashkëpunëtorëve të tij. Akuza do të ngrihen edhe kundër 20 kompanive, raporton The Guardian.

Fondacioni Daphne Caruana Galizia, një OJQ e krijuar pas vdekjes së saj, se akuzat ishin “të vonuara“.

Ndjekja penale e Schembri sot na sjell një hap më afër një Malte ku askush nuk është mbi ligjin. Është vendi për të cilin Dafne luftoi dhe ai që meritojmë të gjithë, ” deklaroi fondacioni.

Caruana Galizia, kishte hetuar rastet e korrupsionit, të përhapur brenda rrethit të ngushtë të Muscat, përfshirë Schembri-n.

Muscat dha dorëheqjen në janar 2020 pas protestave për trajtimin e hetimit për vrasjen e gazetares nga ana e tij.
Schembri tashmë kishte dhënë dorëheqjen si shef i shtabit nëntorin e kaluar pasi emri i tij u përmend nga biznesmeni Yorgen Fenech, i dyshuari kryesor për vrasjen e Caruana Galizia.

Në shtator të vitit 2020, Schembri u arrestua dhe pasuritë e tij u ngrinë për shkak të një hetimi mbi abuzimin në shitjen e pasaportave të shtetësisë për të huajt e pasur.

Ish lideri i opozitës Simon Busuttil, i cili nisi një nga hetimet që çuan në akuzat kundër Schembri-t, tha se ishte një “pikë kthese historike në luftën tonë për drejtësi“.

Dhe një konfirmim që Dafni kishte të drejtë. Dafni, kjo është për ju. Ne jemi duke përfunduar atë që ti fillove, “shkroi ai në Tëitter.

Schembri tha më herët se ai priste të përballej me akuza, pas përfundimit të hetimit mbi marrëdhëniet e tij me Adrian Hillman, ish-drejtori menaxhues i Allied Group, i cili zotëron të përditshmen Times of Malta dhe botime të tjera.

Hetimi po shqyrtonte pretendimet se Schembri pagoi Hillman 650,000 euro (780,000 dollarë) midis 2011 dhe 2015 përmes llogarive bankare of shore.

Pagesa ishte që kompania e tij Kasco të siguronte një makinë shtypi të re.

Schembri e quajti hetimin një “travesti të drejtësisë” dhe të motivuar politikisht.

Ai shtoi: “Shpresoj që së shpejti të vijë momenti që unë të mund të pastroj emrin tim nga të gjitha pretendimet, me të cilat ata janë përpjekur të më dëmtojnë“.

Hillman, i cili thuhet se është në Britani, ka insistuar më parë se ai është i pafajshëm.

Ndërkohë çështja kundër vrasësve të Caruana Galizia po përparon.

Fenech po pret gjyqin për vrasjen, por një nga tre burrat e akuzuar për vendosjesn e bombës muajin e kaluar, u deklaruan fajtor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>