
Kejdi Mehmetaj ka denoncuar heqjen e banderolës së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Bashkia e Fierit, në Facebook, të mërkurën.
Mehmetaj u shpreh se Bashkia po e heq banderolën, pavarësisht kontartës me LSI-së, përpara vizitës së Kryeministrit Rama në Fier.
Kandidatja për deputete e LSI-së ndodhet në Komisariat, për të marrë shpjegime për vendimin.
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Fierin për inagurimin e spitalit të ri të Fierti, në orën 15:00.