
Vladimir Meçe, avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit është kërcënuar ditën e hënë.
Sipas Balkan Web, Meçes i ka ardhur një mesazh, ku i kërkohet të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit.
Rasti në fjalë është denoncuar menjëherë në polici nga Meçe.
Vladimir Meçe është avokati mbrojtës i Shullazit që prej 2016.