
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar me jetë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate për shtyp dhe thotë se ka nisur hetimet për rastin.
Nuk dihen ende rethanat e kërcënimit apo se kush mund të jenë autorët e tij.