
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rishqyrtohen masat për ndalimin e tubimeve, grumbullimeve apo mbledhjeve me mbi 10 persona.
Ka qënë Partia Republikane që ka kërkuar shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në prag të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Të martën e shkuar, kreu i PR Fatmir Mediu tha para gjykatës se është pro masave anti-COVID, por “kërkon barazi” .
Vendimi detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e tij.
Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon edhe ndalimin e tubimeve elektorale.