Kërkesat e KE, pakica bullgare në Shqipëri do të njihet si minoritet

Kërkesat e KE, pakica bullgare në Shqipëri do të njihet si minoritet

Pakica bullgare në Shqipëri do të njihet së shpejti si minoritet, me të gjitha të drejtat, nga Kuvendi. Dje Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për pakicat kombëtare, ku përfshihej dhe njohja e bullgarëve që jetojnë në Shqipëri si minoritet. Kuvendi pritet ta miratojë projektligjin në seancat e ardhshme.

Pavarësisht debateve dhe qëndrimit të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati se në Shqipëri nuk ka minoritet bullgar, deputetët në Komisionin e Ligjeve kanë votuar në mënyrë unanime pro projektligjit.

Më shumë se sa si pasojë e një studimi të mirëfilltë të institucioneve shqiptare, ky projekligj ishte nismë e disa eurodeputetëve bullgarë që me anë të lobimit, arritën të përfshinin në Rezolutën e Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe kërkesën për njohjen e minoritetit bullgar.

Në fillim të vitit, kontaktuar nga Exit.al, zyra e eurodeputetit bullgar Andrey Kovatchev u përgjigj se:

“Ne normalisht kemi prirjen të shmangim çështjet bilaterale në progres raport, por kjo është e një rëndësie parësore. Minoriteti bullgar në Prespë, Golo Brdo dhe Gora është e vetmja pakicë historike e panjohur në Shqipëri. Kjo është një nga komunitetet në rrezik në Shqipëri, që prej zhdukjes së 50 mijë qytetarëve në tre zonat e largëta, që i përkasin dy besimeve fetare të ndryshme — Muslimanë dhe Orthodoks— dhe është e vetmja pakicë historike e cila nuk është njohur zyrtarisht edhe me statusin etno-gjuhësor.”

Po ashtu, vlen të kujtohet se pas dy muajsh, Bullgaria do të marrë Presidencën e radhës së BE-së. Gjatë kësaj periudhe qeveria shqiptare pretendon të ketë bisedime më konkrete lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>