Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Fierzës për shkak të nivelit të ulët të ujit. Si pasojë e një periudhe të gjatë thatësire në vend, prurjet janë 130 metër kub në sekondë, më të ultat e 10 viteve të fundit. Në këto kushte qeveria për plotësimin e nevojave të qytetarëve me energji, ka filluar importin e saj për muajt janar – shkurt 2016.
Ndërkohë vazhdon prodhimi i energjisë nga hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës.