Reshjet e shiut do të rikthehen sërish javën e ardhshme njofton Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe kjo do të sjellë rritje të prurjeve në hidrovore.
KESH ka paralajmëruar se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin.
Njoftohet gjithashtu se shkarkimet e kontrolluara në Vaun e Dejës janë rritur me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.
Shqipëria u përfshi nga reshje të dendura shiu gjatë javës së kaluar. Për pasojë pati përmbytje të tokave dhe disa shtëpive por nuk pati dëme në njerëz dhe bagëti.