
Këshilli Europian ka miratuar një paketë prej 36 miliardë euro ndihmë ekonomike për dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19 në vendet partnere, mes të cilave dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Paketa, e quajtur ‘Ekipi Europa’, ka për qëllim të ndihmojë shtetet në zbehjen e efekteve sociale dhe ekonomike të pandemisë.
Gati 36 miliardë euro tani janë gati për tu shpërndarë dhe do të përdoren për të adresuar efektet shkatërruese të krizës COVID-19.
KE theksoi urgjencën për të mbrojtur jetën dhe mënyrë e jetesës së të gjithë njerëzve dhe për t’i dhënë përparësi përpjekjeve në vendet partnere që kanë më shumë nevojë.
Kjo paketë vjen si pjesë strategjisë ‘Ekipi Evropa’, reagimi i BE-së për të mbështetur vendet partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo demonstron se BE-ja do të solidarizohet me këto shtete në një kohë të një krize të paprecedentë më parë.