
Këshilli Europian do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky është diskutimi i që kur Mirosllav Lajçak është emëruar si i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak do të raportojë përpara Këshilit për ecurinë e dialogut dhe problemet që ka hasur.
Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema e parë e takimit të ministrave evropianë të hënën në Luksemburg.
Pas takimit, javën që vjen, Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të diskutuar mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.