
Masat e marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kanë cenuar veçanërisht komunitetin Rom në vend. Disa ditë më parë, anëtarët e komunitetit thyen vetë-karantinën për të protestuar kundër mungesës së ushqimit, të ardhurave dhe lehtësive.
Projekti ROMACTED i Këshillit të Evropës dhe Instituti i Kulturës Romane në Shqipëri kanë mbështetur 300 familje të rome të prekura në bashkitë e Elbasanit, Korçës, Përmetit dhe Roskovecit për të mundësuar që ata të kapërcejnë pasojat ekonomike të masave kufizuese për shkak të Covid- 19. 118 familje janë mbështetur nga Bashkia Vlorë pas apelit të përfaqësuesve të ROMACTED.
Përfaqësuesit e ROMACTED i bënë thirrje qeverisë të sigurojë ujë të pijshëm në vendbanimet e romëve, si dhe higjenë dhe furnizime me ushqim për familjet në nevojë
Përfaqësuesit e programit do të vazhdojnë misionin e tyre monitorues përgjatë gjithë krizës dhe do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shpërndarjen e barabartë të ndihmës dhe parandalimin e diskriminimit, pasi “detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut nuk mund të pezullohet gjatë një situate të tillë të urgjente.”