BE ka vendosur qartë kundër hapjes së negociatave, por për të mos dekurajuar Shqipërinë ka parashtruar një rrugë dhe kalendar të ri për të ardhmen, i cili përfshin miratimin paraprak të vendimit nga parlamentet e vendeve anëtare që e kanë këtë kusht (Gjermani dhe Hollandë) dhe pastaj miratimin nga Këshilli Europian në mbledhjen e qershorit 2019.
Sipas draft deklaratës së Këshillit Europian, Shqipërisë përveç luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit dhe kultivimit të drogës; mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit të pronës; i shtohet edhe ulja e emigracionit shqiptar drejt vendeve të BE-se.
Këshilli i kërkon Komisionit Evropian që në raportin e përvitshëm të vlerësohet edhe masat e marra nga qeveria shqipatre për uljen e numrit të azil kërkuesve shqiptarë.
Këshilli vëren pozitivisht rritjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të marrë masa të efektshme me qëllim luftën ndaj vërshimit të lartë të kërkesave të pabaza për azil nga qytetarët shqipatrë drejt vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të zonës Shengen. Këto masa duhet të ndiqen më tej, sëbashku me bashkëpunimine vazhdueshëm dhe dialogun me vendet më të prekura, derisa të arrihen rezultate të qendrueshme.
Këshilli i jep rëndësi të vecantë vazhdimit të përpjekjeve në uljen e numrit të azil kërkuesve të pabazë dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë se kjo do të merret parasysh në raport.
Në deklaratë theksohet përmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për refomën zgjedhore.
Për zgjedhjet, Këshilli i lë detyre të veçantë Shqipërisë plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Deklarata thekson domosdoshmërinë e dënimit të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion apo krimi të organizuar:
Shqipëria ka nevojë të intesifikojë përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe të sigurojë rezulate të mëtejshem të prekshme në luftën kundër korrupsioni në nivele të larta si dhe në shkatërrimin e rrjeteve të krimit të organizuar.
Gjithashtu, nënvizon se duhet të vazhdojne hetimet dhe dënimet përfundimtare pêr çdo dosje të korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe nivele të larta:
Hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv afatgjatë thelbësor që vazhdon të kërkojë përpjekje të tjera të vazhdueshme dhe të strukturuara.
Këshilli thekson nevojën kritike të Shqipërisë për të konsoliduar progresin e bërë në reformën në drejtësi, në veçanti përmes vetingut dhe të japë rezulatte të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit më të gjitha nivelet dhe luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke mbajtur dhe thelluar momentin aktual të refomës.
Forcimi i gjurmimeve të hetimeve proaktive, dënimeve finale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ato të niveleve të larta.
Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm kanë prekur çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Daklarata thotë:
Këshilli inkurajon Shqipërinë të marrë hapa të mëtejshëm në trajtimin e problemit të menaxhimit të mbetjeve.
Rëndësi të veçantë i jepet lirisë dhe konkurueshmërisë së biznesit:
Këshilli përsërit se Shqipëria duhet të çojë përpara reformat që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe trajtimin e ekonomisë informale.
Këshilli inkurajon Shqipërinë të përmirësojë më tek klimën e biznesit dhe investimeve, përfshirë sigurimin e vazhdimit të përmirësimit të mëtejshëm të së drejtës së pronës, duke ndjekur në mënyrë rigoroze konsolidimin fiskal dhe forcimin e administratës fiskale.
Kêshilli thekson nevojën për formimin e institucioneve të drejtësisë të parashikuara në reformen në drejtësi.
Finalizimi i vendosjes së institucioneve të specializuara, më saktë Struktura Speciale e Antikorurpsionti dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe gjykata.
Më poshtë gjeni të plotë draft deklaratën e Keshillit:
Këshilli mirëpret progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e reformave të lidhura me pesë pikat kyçe: reforma në administratën publike, refoma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe të drejtës së pronës.
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve (vetingu) ka filluar të japë rezulatatet e para të prekshme, përfshirë anëtarë të lartë të gjyqësorit, nën mbikqyrjen e Bordit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Këshilli [..] mban shënim se shkatërrimi i grupeve të krimit të organizuar mbetet një detyrë e rëndësishme.
Këshilli thekson rëndësinë e Shqipërinë të ndjek më tej rezultate të prekshme dhe të qendruseshme, përfshirë edhe në fusha specifike të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Duhet që operacionet e policisë të ndiqet edhe në rrugë gjyqësore.
Këshilli përsërit nevojën për masa ligjore dhe politike efektive për të riforcuar mbrojtjen e të drejatve të njeriut dhe politikat anti-diskriminim, përfshirë trajtim të barabartë për të gjitha grupet e minoriteteve.
Këshilli gjithashtu përsërit nevojën për zbatueshmëri të efektshme të së drejtës së pronës.
Këshilli vë re se dialogu i vazhdueshëm dhe konstruktiv i qeverisë dhe opozitës në çështje të lidhura me BE-në vazhdon të mbetet thelbësor në përparimin e agjendës së reformës në përfitim të qytetarëve dhe në drejtimin e vendit më pranë BE-së.
Pëparimi i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në vecanti plotësimi i të gjitha dosjeve, dhe finalizimi i vendosjes së strukturës së pavarur të gjyqësorit sikurse parashikohet në reformën kushtetuese.
Këshilli i bënë thirrje Komisionit të monitorojë nga afër përpjekjet për reformat e lartpërmendura nga Shqipëria dhe do të vlerësojë përparimin në mënyrë vjetore në raportin e Komisionit.
Këshilli kujton se vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë do të jetë subjekt i përmbushjes së procedurave parlamentare dhe të mbështetjes nga Këshilli Evropian më pas do të pasohet me shpejtësi nga konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë.