Këshilli i Evropës: Shtetet Evropiane nuk po mbrojnë refugjatët

Këshilli i Evropës: Shtetet Evropiane nuk po mbrojnë refugjatët

Vendet evropiane nuk po arrijnë të mbrojnë refugjatët dhe emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut. Dështimi në mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve është duke u përkeqësuar dhe duke shkaktuar mijëra vdekje të shmangshme çdo vit “, tha sot Dunja Mijatović, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.

Ajo iu referua gjatë fjalës së saj raportit me titull “Një thirrje shqetësuese për të drejtat e njeriut. Hendeku në zgjerim i mbrojtjes së emigrantëve në Mesdhe”.

Raporti vlerëson mënyrën se si shtetet anëtare kanë zbatuar Rekomandimet e Komisionerit 2019 për shpëtimin e emigrantëve në det.

Ai gjithashtu propozon një sërë masash vepruese që duhen ndërmarrë urgjentisht nga shtetet evropiane për të siguruar një qasje në përputhje me të drejtat e njeriut për kalimet në det.

Raporti përqendrohet kryesisht në zhvillimet në rrugët e Mesdheut Qendror.

Ky raport thekson se, megjithë progresin e kufizuar, situata e të drejtave të njeriut në Mesdhe mbetet e mjerueshme.

Rrënojat e anijeve vazhdojnë të jenë problem i përsëritur, me më shumë se 2,400 vdekje të regjistruara në periudhën në shqyrtim, një numër i cili mund të nënvlerësojë numrin real të fataliteteve.

Kufizimi i kapaciteteve detare të shteteve në Mesdhe, pengesa e aktiviteteve shpëtuese të OJQ-ve,  vendimet për të vonuar zbarkimin apo edhe dështimi për të caktuar një port të sigurt, kanë dëmtuar integritetin e sistemit të kërkim- shpëtimit.

Aktivitetet e bashkëpunimit me vendet e treta janë përmirësuar, pavarësisht dëshmive të pamohueshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe moszbatimit të masave mbrojtëse, si transparenca dhe llogaridhënia.

Pandemia COVID-19 ka çuar gjithashtu në miratimin e masave më kufizuese, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në të drejtat e njeriut të emigrantëve.

Komisioneri rinovoi thirrjen drejtuar vendeve anëtare të KE për të zbatuar rekomandimet për të siguruar ruajtjen e jetës njerëzore dhe mbrojtjen të të drejtave të njerëzve në gjendje fatkeqësie në det.

Në veçanti, rekomandon që të garantohet prania e kapacitetit të duhur dhe të mjaftueshëm për kërkim-shpëtimet e udhëhequra nga shtetet në det; sigurimi i zbritjes së sigurt dhe të shpejtë të të shpëtuarve, si dhe lejimi i punës së OJQ-ve të përfshira në aktivitetet e kërkim- shpëtimit apo monitorimit të të drejtave të njeriut.

Bëhet thirrje për t’i dhënë fund shtyrjeve dhe veprimeve të tjera që i ekspozojnë refugjatët dhe emigrantët ndaj shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore.

Shtetet anëtare nuk duhet të vonojnë të ndërmarrin veprime që shpëtojnë jetë. Ësshtë çështje e jetës ose e vdekjes – dhe e besueshmërisë së angazhimit të vendeve evropiane për të drejtat e njeriut,” përfundoi Komisioneri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>