Këshilli i Jashtëm i BE-së asnjë datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë e RMV

Nga Exit News
Këshilli i Jashtëm i BE-së asnjë datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë e RMV

Këshilli i Jashtëm i BE-së nuk ka marrë një vendim se kur do të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Rajoni ka një rol të veçantë në dhe për Evropën. Është një rajon kyc dhe gjeopolitik për BE. Ne do jemi të hapur për disa javë deri në fund të muajit. Por koha është në limit dhe shpresoj që negociatat të vazhdojnë non stop në Vjenë”, u shpreh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borrell, në konferencën për shtyp, të këshillit të jashtëm të BE-së, të hënën, 10 maj.

Për procesin e anëtarësimit, Borrell u shpreh se:

“Për herë të parë pas 2 viteve BE ka në axhendën e diskutimit të Këshillit të Jashtëm. Ballkani Perëndimor është një problem gjeopolitik. Ne duhet të shohim Ballkanin Perëndimor.

Kështu do të bëjmë edhe javën e ardhshme me udhëheqësit e Ballkanit. Ne ramë dakord me principet dhe tani  vendet evropiane duhet të bëjnë propozime konkrete. Nuk do të rrimë dy vjet pa folur për Ballkanin Perëndimor.

Në verë Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendë. Dhe ata do të sjellin propozime që ne do ti diskutojmë, të gjithë ranë dakord që ne të merremi më shumë me Ballkanin. Ne jemi të shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe ndarjen me Shqipërinë. Çdo gjë mbetet siç ka qënë.

Maqedonia ka plotësuar të gjtiha kushtet për hapjen e bisedimeve”.

Keshilli i Jashtëm ka vendosur hapjen e bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut njëkohësisht, pra, vendet nuk do të ndahen.

“Ne duhet të përparojmë në procesin e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të pandara. Nuk ka qënë asnjëherë plani jonë për të ndarë të dyja vendet”, kështu u shpreh Borrell. Borrell i dha fund diskutimeve nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vlerësoheshin të ndara nga njëra-tjetra për nisjen e bisedimeve me BE-në.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>