
Mbledhja e Këshillit për Mandatet Rregulloren dhe Imunitetit përfundoi pa asnjë vendim në lidhje me interpretimin e nenit 77 të rregullores së Kuvendit. Tashmë i përket Byrosë së Kuvendit të vendosi nëse draft refroma në drejtësi do të përfshihet ose jo në punimet e Kuvendit deri më 15 Korrik.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi Këshillit të Mandateve të interpretojë nenin 77 të rregullores. Pra, Këshilli i Mandateve duhet të shprehejë nëse ndryshimet kushtetuese do të shqyrtoheshin edhe në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve apo mjaftonte diskutimi në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Kërkesa e Zotit Meta erdhi pas kërkesës së 33 deputetëve të shumicës për të përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit votimin e draft reformës në drejtësi.