Mblidhet Këshilli Politik, PD dhe LSI vijnë me propozim për hapjen e listave

Nga Exit News
Mblidhet Këshilli Politik, PD dhe LSI vijnë me propozim për hapjen e listave

Këshilli Politik është mbledhur në orën 18:00 për të diskutuar për herë të fundit përpara seancës së 30 korrikut, amendamentet kushtetuese që pritet të votohen nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Opozita jashtëparlamentare ka propozuar amendament për hapjen e listave 100%. Për të mundësuar ktë, PD dhe LSI ka propozuar shfuqizimin e një fjalie në nenin 64 të Kushtetutës, që flet për ndryshimin e renditjes së kandidatëve për deputetë pas paraqitjes së listës.

Ndryshimet e tjera të miratuara në Këshillin e Legjislacionit, opozita jashtëparlamentare i quan të papranueshme pasi shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Socialiste i propozoi Këshillit Politik në 28 korrik një zgjidhje me tre pika, ku përfshihej votimi i amendamenteve kushtetuese për hapjen e listave në masën 2/3 dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme