Këta janë emrat e socialistëve në përgjim për vjedhjen e votave

Këta janë emrat e socialistëve në përgjim për vjedhjen e votave

Bild shkruan sot se përgjimet e publikuara sot tregojnë se shumica socialiste për fitimin e zgjedhjeve ka bërë “marrëveshje të fshehtë me krimin e organizuar, ka frikësuar votuesit, ka blerë vota, ka frikësuar dhe keqpërdorur punonjësit e administratës shtetërore”. Kjo skemë shtrihet jo vetëm në Durrës, sikurse treguan përgjimet e para, por në të gjithë vendin.

Të gjithë përgjimet i përkasin dosjes 184, e cila ka tre vjet që nuk hetohet nga prokuroria shqiptare. Përgjimet, shkruan Bild, tregojnë se si kriminelët në bashkëpunim me Kryeministrin Rama, punonjësit e policisë, ish-ministrin Tahiri, ish-ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, deputetin Ulsi Manja, kreun e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu- aktualisht kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe të tjerë eksponentë të qeverisjes socialiste, kanë vjedhur votat në Dibër.

Gati në të gjitha përgjimet, dëgjohet se si Arben Keshi, funksionar i lartë në Ministrinë e Brendshme, e siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve në Dibër do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe strategji për blerjen e votave, për pengimin dhe kërcënimin e votuesve. Ai nuk është i vetëm në këtë skemë.

Si pjesë e kësaj dosjeje është edhe biseda ndërmjet kryeministrit Rama dhe Arben Keshit, ku dëgjohet se si kreu i qeverisë ka qenë në dijeni të blerjes së votave dhe i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të gjithë veprimet e treguara në përgjime janë të dënueshme nga Kodi Zgjedhor. Sipas nenit 88, ndalohet përdorimi i punonjësve të administratës publike në zgjedhje; neni 328 (a) ndalon pjesëmarrjen në fushatën elektorale të zyrtarëve nga administrata publike (siç është rasti i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi) dhe gjithashtu ndalon përdorimin e funksioneve publike për të ndikuar në fushatë (Edi Rama), si edhe përdorimin e burimeve njërëzore nga administrate publike.

Të gjtihë personat të cilët shkelin nenet e lartpërmendura dënohen 1 deri në 3 vjet burg.

Bild e mbyll shkrimin duke shkruar se ligji nuk e ka penguar Edi Ramën, Arben Keshin dhe funksionarë të tjerë të lartë të PS-së për të përdorur pushtetin e tyre për të vjedhur vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>