
Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca i kanë kërkuar kryeministrit Rama që ndryshimet kushtetuese, nëse do të ketë të tilla, duhet të merren në dakordësi me opozitën jashtëparlamentare dhe duhet të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Në bisedën e zhvilluar në kryeministri, ambasadorët kanë kërkuar që reformat ë miratohet sa më shpejtë, të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë transparencë në miratimin e saj.
Nesër, të martën, pritet të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.