Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përfundojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuzese deri në fund të vitit.
Në takimin e zhvilluar me kryetaren e KED, Vitore Tusha, sëbashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, theksoi se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri me 31 dhjetor.
Gjithashtu Soreca u shpreh se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kusht thelbësor për hapjen e negociatave.
KED do të mblidhet nesër për të shqyrtuar 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese.
Deri më tani kandidatët e kualifikuar janë:
- Sonila Bejtja
- Altin Binaj
- Aleksandër Toma
Të tre kandidojnë për vendin e Besnik Muçit.