Kim: Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor ende e mundur

Nga Exit News
Kim: Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor ende e mundur

Ambasadorja amerikane Yuri Kim uroi, të martën, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, pas betimit të tij tek presidenti. Ajo deklaroi të martën se Gjykata Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit është ende e mundur.

Përmes një postimi në Twitter, ajo falënderoi edhe presidentin Meta për mundësimin e betimit të Binajt.

“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv.

Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti.”

Binaj u zgjodh të enjten e kaluar me 96 vota në Kuvend. Ai ishte kandidati i vetëm në listën dërguar Kuvendit nga KED. Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>