Kim i jep zë vendimit të Strasburgut për vetingun

Nga Exit News
Kim i jep zë vendimit të Strasburgut për vetingun

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim publikoi të martën vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për ish anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja theksoi se procedurat e shkarkimit të saj ishin të drejta dhe të ligjshme.

Ky reagim i ambasadores erdhi pas vendimit të Strasburgut të dhënë ditën e martë kundër Xhoxhajt. Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e Xhoxhajt, duke vlerësuar se organet e vetingut në Shqipëri janë krijuar në mënyrë të ligjshme.

Xhoxhaj, e shkarkuar nga vetingu, ankimoi vendimin për shkarkim të KPK-së dhe KPA-së në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ajo pretendoi se ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë procesit të vetingut nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Për më shumë lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>