Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ditën e enjte tregoi gadishmërinë e tij për bashkëpunim për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Kim i bëri thirrje Presidentit dhe Kuvendit të veprojnë me shpejtësi për të ngritur këtë gjykatë brensa 31 dhjetorit.
“Mbledhja e djeshme e KED tregoi bashkëpunimin e tij. Presidenca dhe Parlamenti duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo do jetë një hap më tej për ngritjen e Gjykarës Kushtetuese brenda 31 dhjetorit. Palët duhet të veprojnë me urgjencë.”
KED dje miratoi listën me 3 anëtarë që do t’i dërgohet Presidentit dhe më pas Kuvendit.