Sipas Reuters, qeveria kineze ka premtuar 124 miliardë dollarë për projektin e ndërtimit të Rrugës së Mëndafshit dhe për tregtinë e lirë në Azi, Afrikë dhe Evropë, gjatë samitit “Një brez, Një rrugë”.
Ky samit është vazhdimi i projektit të Presidentit Xi Jinping për të forcuar ekonominë kineze përmes investimeve në vende të huaja. Presidenti kinez, gjatë samitit, bëri thirrje për largimin nga modeli i vjetër i bazuar në rivalitet dhe në lojën e fuqive diplomatike.
Kina e ka cilësuar projektin “Një brez, një rrugë”, si një mundësi të re për rritjen e zhvillimit global, me planin e qartë për tu përhapur në Azi, Afrikë dhe Evropë nëpërmjet financimit të projekteve prej miliarda dollarësh në infrastrukturë.
Në forum morën pjesë 29 lider nga e gjithë bota si dhe kryetarët e Kombeve të Bashkuara, Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore.