Qeveria Kineze tha të mërkuren se Kina do të japë 10 milionë doza të vaksinës Covid19 për nismën COVAX, sipas medias The Guardian.
COVAX ka thënë se shpreson të shpërndajë rreth 1.8 miliardë doza në 2021 në 92 vende të varfëra, duke mbuluar rreth 27% të popullsisë së tyre.
Aleanca COVAX u krijua në Prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së.
COVAX ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të alenacës.
COVAX ka bërë marrëveshje me 10 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, dhe Pfizer, vaksinat e të cilëve nisën të parat të shpërndaheshin pasi morën miratimin nga rregullatorët.
Shqipëria ka lidhur një marrëveshje me COVAX për 1,140,000 doza, që mbulojnë rreth 20% të popullsisë.