Kina ka vaksinuar kundër Covid-19, mjekët dhe punonjësit e kufirit

Nga Exit News
Kina ka vaksinuar kundër Covid-19, mjekët dhe punonjësit e kufirit

Qeveria kineze ka vaksinuar kundra koronavirusit disa grupeve të punonjësve të rëndësishëm, si mjekë dhe punonjësit e kufirit, që në korrik, raporton për The Guardians.

Zheng Zhongëei, drejtuesi i Komisionit shkencor të Shëndetit Kombëtar tha për median shtetërore të dielën se qeveria ka autorizuar “përdorimin emergjentë” të vaksinës së koronavirusit tek disa grupe të rëndësishme punonjësish, përfshirë edhe punonjësit e shëndetësisë. Ky është konfirmimi i parë i përdorimit të një vaksine nga Kina, jashtë atyre që po testohen klinikisht.

Ende nuk ka asnjë detaj se kush e ka prodhuar vaksinën apo nëse ka kaluar testimet klinike.

Në qershor qeveria kineze i bëri thirrje punonjësve të kompanive shtetërore të marrin pjesë vullnetarisht në provat e vaksinave.

Deri më tani, kompania shtetërore farmaceutike kineze ka miratuar nisjen e testeve të vaksinës tek njerëzit në Emiratet e Bashkuara, Bahrein, Peru, Marok dhe Argjentinë. Kompania ka thënë se 20 mijë persona po marrin pjesë në provat klinike në të gjithë botëm. SinoVac dhe CanSino janë dy kompani që po bëjnë testime në Rusi, Indonezi dhe Brazil.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>