Kina kalon SHBA-të, partneri më i madh tregtar i BE-së

Nga Exit News
Kina kalon SHBA-të, partneri më i madh tregtar i BE-së

Kina u bë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Eurostatit, raporton CNBC.

Sipas të dhënave të Eurostatit, tregtia midis BE-së dhe Kinës ka kapur vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme në botë që ka parë rritje në vitin 2020, çfarë ka nxitur kërkesën për makina evropiane dhe mallra luksoze.

Ndërkaq, eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike.

“Në vitin 2020, Kina ishte partneri kryesor i BE-së. Ky rezultat ishte për shkak të rritjes së importeve (+5.6%) dhe eksporteve (+2.2%)”, tha Eurostat.

Shifrat janë të përafërta me të dhënat zyrtare të Kinës, të publikuara në janar. Sipas tyre, tregtia e Kinës me BE-në është rritur me 5.3%, në 696.4 miliardë dollarë, në vitin 2020.

Sipas Eurostat-it, deficiti tregtar i BE-së me Kinën po ashtu është rritur nga 199 miliardë dollarë në 219 miliardë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>