Kina mbyll kufijtë për të ndaluar importimin e koronavirusit nga jashtë

Nga Exit News
Kina mbyll kufijtë për të ndaluar importimin e koronavirusit nga jashtë

Kina ka vendosur të mbyllë kufijtë e saj për shumicën e të huajve, nga frika e importimit të koronavirusit nga jashtë dhe e shpërthimit të një vale të dytë infeksioni.

Në një deklaratë të enjten vonë, qeveria tha se “duke parë përhapjen e shpejtë të Covid-19 në të gjithë botën, Kina ka vendosur të pezullojë përkohësisht, nga 28 marsi, hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që kanë viza ose leje qëndrimi”.

Kushdo që dëshiron të hyjë në vend do të duhet të aplikojë për një vizë të re në ambasadën e tyre lokale kineze. Njoftimi nuk thostë se sa do të zgjaste kjo periudhë.

Nga ky vendim do të përjashtohen ata persona që kanë pashaportë diplomatike, kanë ftesë zyrtare nga qeveria kineze dhe ata persona që kanë vizë të kategorisë C, ku përfshihen profesionet specifike, si pilotët, stjuartët etj.

Ndërkohë të gjitha ata që do të hyjnë në vend deri më 28 mars, do të verifikohen dhe do të dorëzojnë të dhënat në pika kufitare dhe do të vihen në izolim për 14 ditë.

Vendimi për të mbyllur vendin ndaj të huajve është më i fundit i në një seri vendimesh të destinuara për të parandaluar ardhjen sërish të infeksionit në vendin ku lindi nga udhëtimet ndërkombëtare. Ditët e fundit u konfirmuan më shumë se 500 persona të huaj të prekur nga koronavirusi që hynë në Kinë.

Pavarësisht rasteve nga jashtë, numri i personave të rinj të infektua në Kinë e veçanërisht në Wuhan ku dhe lindi koronavirusi, ka rënë ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit, në Kinë janë regjistruar 55 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima.

Pothuaj 92 për qind e mbi 81 mijë të prekurve në Kinë janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>