The Guardian raportoi se qeveria kineze ka vendosur të fusë në kurrikulën mësimore mësime mbi strategjinë e qeverisë për përballimin e pandemisë së Covid-19, sipas ministri kinez të arsimit.
Mësimet do të futen në shkollën fillore dhe në të mesme në klasën e biologjisë, shëndetit fizik, historisë dhe letërsisë.
“Nxënësit do të mësojnë për figurat kryesore që ndaluan përhapjen e virusit. Ata do të mësojnë për dedikimin e qytetarëve ndaj rregullave të qeverisë, për të pasuruar më shumë avantazhet e sistemit socialist me karakteristika kineze”, tha ministri.
Sipas New York Times që nga fundi i marsit, Kina ka raportuar vazhdimisht zero raste të reja me COVID-19, duke propaganduar se ka fituar betejën me virusin. Në prill qytetarët në Vuhan iu rikthyen jetës normale.
Në total, vendi ka raportuar rreth 84 mijë të infektuar dhe rreth 3,300 vdekje – në kontrast me Shtetet e Bashkuara, Spanjën e Italinë.
Ekspertët e shëndetit publik kanë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme se Kina po fsheh të infektuarit. Tashmë janë ngritur dyshime se autoritetet kineze po manipulojnë shifrat e të infektuarve të rinj me koronavirus duke mos raportuar rastet asiptomatike.
Kina për javë të tëra gjithashtu refuzoi të zbatojë udhëzimet nga OBSH, e cila rekomandon që vendet të përfshijnë pacientët asimptomatikë në numrat e tyre zyrtarë. Zyrtarët filluan vetëm raportimin e tyre pjesërisht në 1 Prill, për shkak të presionit publik.
Shumë ekspertë pohojnë se mospërfshirja e rasteve asimptomatikë tek numri zyrtar do të ndikojë në përhapjen e shpejtë të pandemisë nga personat pa simptoma e tjerë duke shtuar numrin e të infektuarve.