Kina ka miratuar kryerjen e testeve provë tek pacientët për 2 vaksina eksperimentale kundër Covid-19.
Sipas France24.com, vaksinat janë duke u zhvilluar nga qendra Sinovac Biotech me seli në Pekin dhe nga Instituti Ëuhan i Produkteve Biologjike.
Për testet do të përdoren pacientë me nivele të ndryshme simptomash të Covid-19.
Në mars, Kina mori miratimin dhe për një tjetër provë klinike për një vaksinë të zhvilluar nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake por ende nuk ka informacine për rezultatet e testimit.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të hënën, 13 prill, se një vaksinë e sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndaluar plotësisht përhapjen e Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 114,000 njerëz në të gjithë botën.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale nga Gjeneva, u shpreh:
“Bashkëjetesa jonë globale do të thotë që rreziku i ri-futjes dhe ripërhapjes së Covid-19 do të vazhdojë. Vetëm zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të nevojiten për të ndërprerë plotësisht transmetimin.”