Kina miratoi të enjten vaksinën anti Covid-19 Sinopharm, prodhuar nga kompania shtetërore kineze me të njëjtin emër.
Të mërkurën, kompania deklaroi se vaksina është 79% efektive. Një ditë më vonë autoritetet kineze kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.
Kina është duke testuar disa vaksina, të cilat po përdoren për momentin në Kinë.
Këtyre vaksinave u janë dhënë licencat urgjente.
Covid-19 u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan, në dhjetor të vitit 2019. Për një vit, pandemia ka prekur gjithë botën.
Kina ka arritur t’i ulë nivelet e infektimit përmes masave të rrepta që ka aplikuar.
Në të gjithë botën janë prekur mbi 82 milionë njerëz nga Covid-19, mbi 1.8 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar.