Kina po porosit vaksina eksperimentale, të prodhuara në vend, kundër koronavirusit pavarësisht se ende nuk ka të dhëna se sa shumë mbrojtje ofrojnë ato, raporton Reuters.
Kompanitë farmaceutike të Kinës po zhvillojnë të paktën pesë vaksina nga katër prodhues. Këto po testohen në disa vende duke përfshirë Rusinë, Egjiptin dhe Meksikën.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se edhe nëse janë të suksesshëm, procesi i çertifikimit për Shtetet e Bashkuara, Evropën, Japoninë dhe vendet e tjera të zhvilluara mund të jetë shumë komplekse për t’u përdorur atje.
Megjithatë, Kina tha se do të sigurojë që produktet të jenë të përballueshme për vendet në zhvillim.
Kompania kineze e njohur si Sinopharm, tha në nëntor se bëri kërkesë për miratimin e përdorimit të saj në Kinë.
Ndërsa vaksinat e tjera janë aprovuar për përdorim urgjent për punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit e tjerë që vlerësohen me rrezik të lartë të infeksionit.