Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në Kinë tha të enjten qeveria nuk pranon planet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për një hetim të dytë mbi origjinën e COVID-19 – duke e quajtur teorinë e përhapjes së virusit nga laboratori një “thashethem”, sipas Associated Press.
Kjo është përgjigjia e autoriteteve kineze, pas deklaratave të drejtorit të OBSH-së, se ishte shumë shpejt për të përjashtuar mundësinë e rrjedhjes së virusit nga laboratory.
Autoritetet kineze në një konferencë shtypi u shprehën të “befasuar” nga një propozim i OBSH për të vizituar sërish Vuhanin, vendi ku virusi u zbulua për herë të parë dhe ku një grup studiuesish, raporton Al Jazeera. Ai e quajti planin “jo shkencor”.
“Është e pamundur për ne të pranojmë një plan të tillë për gjurmimin e origjinës,” u shpreh drejtusi i Shëndetësisë në Kinë për AP.
Debati mbi origjinën e koronavirusit ka marrë shumë vëmendje në muajt e fundit pasi inteligjenca amerikane zbuloi më parë që tre studiues në Institutin e Virologjisë në Vuhan u sëmurën aq sa të shtroheshin në spital në nëntor 2019.
SHBA dhe vendet e tjera, së bashku me disa shkencëtarë, kanë kërkuar një hetim vijues nga OBSH.
Presidenti Biden tha në maj se ai i kishte kërkuar autoriteteve amerikane të inteligjencës që “të dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të hetuar origjinën e virusit.