Një gazetare kineze do të dënohet me 5 vjet burg për raportimet mbi shpërthimin e koronavirusit në Vuhan. Ajo u arrestua në maj dhe prej 6 muajsh ndodhet në burg në Shangai.
Zhang Zhan, 37 vjeç ish avokate u akuzua për “grindje dhe krijim telashesh”, një akuzë e përdorur kundër kritikëve dhe aktivistëve në Kinë, pas raportimeve në median sociale dhe në gazeta.
Qeveria kineze e akuzon gazetaren për ka dërguar “informacion të rremë përmes mesazheve të shkruara, videove përmes mediave sociale si ËeChat, Tëitter dhe YuoTube”, sipas raportimeve të The Guardian.
Zhang është një nga shumë gazetaret e arrestuara këtë vit pas udhëtimit në Vuhan për të raportuar mbi përgjigjen e qeverisë nga kovidit.
Ajo është arrestuar për të njëjtën akuzën edh enë 2018, ku u mbajt në burg për dy muaj dhe u dërgua me forcë tek psikiatri, tha shoqata për të drejtat e gazetarëve në Kinë.